Arbëri

Osmani kërkon të trajtohet me urgjencë rasti i helmimit të banorëve në Deçan

Descriptive Text

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të hetohet rasti i helmimit të disa banorëve në Deçan. Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka shkruar se rasti duhet të trajtohet me urgjencë.

“Pas lajmit shqetësues për helmimin e një numri të madh të qytetarëve të komunës së Deçanit, kam biseduar me Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, si dhe kryetarin e komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, të cilët më kanë njoftuar për gjendjen e qytetarëve të helmuar dhe masat që janë marrë nga niveli qendror dhe komunal për t’ju qëndruar pranë qytetarëve të prekur”, thuhet në njoftimin e saj.

Ajo thotë se për detajet e rastit është njoftuar nga kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj dhe nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Qytetarëve të helmuar ju uroj shërim sa më parë dhe tejkalim të kësaj situate pa pasoja. Si Presidente e Republikës do të mbaj kontakte me të gjitha institucionet qendrore dhe komunale për t’u informuar lidhur me masat e ndërmarra për adresimin e këtij rasti shqetësues për shëndetin e qytetarëve tanë”, thuhet tutje.