Arbëri

KPK-ja miraton panelin i cili do të hetojë ankesat disiplinore ndaj prokurorëve

Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka propozuar emrat e prokurorëve që do të shërbejnë në panelin hetimor për trajtimin e ankesave disiplinore ndaj prokurorëve.

Prokurorët e caktuar në këtë panel do të jenë Afrim Shefkiu, Ersan Çavolli, Arbresha Raça-Shala, Zejnullah Gashi, Lulzim Sylejmani, Leonora Shemsiu-Kadriu, Shukri Jashari, Arben Ismajli, Dëshire Jusaj dhe Petrit Kryeziu.

Ndërsa Bahri Hyseni, Edona Jupolli Radica Miliq janë caktuar prokurorë rezervë në këtë panel hetimor. Ata janë votuar për një mandat trevjeçar.

Në një njoftim KPK-ja gjithashtu ka bërë të ditur se kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Gjakovës për të filluar procedurat për avancimin e një prokurori në Departamentin për Krime të Rënda në këtë prokurori, me ç’rast ka votuar për shpalljen e brendshme për avancim sipas kërkesës së lartcekur.

KPK-ja gjithashtu ka trajtuar raportin e Komisionit për avancim të prokurorëve të Shtetit, ku është bërë avancimi i dy prokurorëve në Prokurorinë e Apelit dhe dy prokurorëve në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.