Arbëri

Shqipëria pranon 100.000 vaksina nga Greqia

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka njoftuar se kanë pranuar 100 mijë vaksina të AstraZenecas nga Greqia.

Ai në Facebook ka shkruar se kjo është bërë në shenjë solidarizimi.

“1,220,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në vendin tonë. Jemi të vendosur për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, derë më derë, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve”, ka shkruar ai.