Arbëri

Rakiq u kërkon serbëve të kthehen në pronat e tyre në Kosovë

Descriptive Text

Ministri për Kthim dhe Komunitete Goran Rakiq është takuar këtë të mërkurë në Nish të Serbisë me përfaqësuesit e 30 familjeve të zhvendosura nga komuna e Podujevës.

Ky takim ishte organizuar me qëllim të gjetjes së një mënyre, për të siguruar mbështetje për kthimin e këtyre familjeve në Kosovë raporton RadioKim.

“Ju keni mbështetjen time të sinqertë për t'u kthyer në pronat tuaja dhe besoj se me takimin e sotëm tashmë kemi hedhur hapin e parë në atë drejtim. Duhet ta dini që do të hasim shumë probleme në këtë rrugë, por duhet të jemi këmbëngulës për të arritur qëllimin " është shprehur Rakiq.

Gjatë këtij takimi të zhvendosurit kanë thënë se dëshirojnë të kthehen në pronat e tyre, porse problemet më të mëdha ata do t’i hasin me pronat e uzurpuara dhe problemet me dokumentet personale.

Derisa Rakiq ka paralajmëruar se do të takohet dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, për t’i njoftuar ata me këtë çështje dhe për të parë ndonjë mundësi për ndihmë.