Arbëri

7 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë humbje jete në Shqipëri. Nga 2907 testime te kryera janë regjistruar 7 raste të reja dhe 4 të shëruar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vijojnë të zbatojnë me përpikëri rregullat për parandalimin e COVID19 dhe të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Në 24 orët e fundit janë kryer 2,907 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitiv me Covid19 shtatë qytetarë në këto bashki: 3 raste në Devoll, 2 raste në Tiranë, 1 rast në Shkodër, 1 rast në Mirditë.

Aktualisht janë 55 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 4 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,033 që nga fillimi i epidemisë.