Arbëri

Mbi 49 mijë qytetarë në Kosovë marrin dozën e dytë të vaksinës

Që nga fillimi i procesit të vaksinimit e deri më tani janë dhënë 205 mijë e 884 doza të vaksinës antiCOVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se deri të dielën 49 mijë e 207 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërsa sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK), nga 13 marsi i vitit që lamë pas (2020) e deri më tani janë 107 mijë e 797 qytetarë që u infektuan me Covid-19. Kurse 2 mijë e 261 të tjerë kanë vdekur shkak i infektimit me këtë virus.