Arbëri

Grubi uron Krasniqin: I gëzohem unitetit në PDK

Me rastin e zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të PDK-së mesazh urimi i ka dërguar edhe zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, i cili ka thënë se i gëzohet unitetit dhe frymës së re në PDK.

Më tej në urimin e Grubit shkruan se me Krasniqin njihet për një kohë të gjatë dhe bashkë kanë zhvilluar beteja për Kosovën në Parlamentin Evropian.

“I gëzohem unitetit dhe frymës së re në Partinë Demokratike të Kosovës që u arrit nëpërmjet të zgjedhjes së Memli Krasniqit në krye të partisë. Me Memlin njihemi gjatë kohë dhe kemi zhvilluar beteja të përbashkëta për Kosovën në Parlamentin Evropian, në forumet rajonale dhe në Uashington, andaj dhe e njoh përkushtimin dhe vullnetin e tij të fortë. I uroj shumë sukses në këtë përgjegjësi të madhe që ka marrë përsiper dhe shpreh gatishmërinë për të vijuar bashkëpunimin për punë të drejta e të duhura për Kosovën dhe rajonin”, ka shkruar Grubi.

Krasniqi ka marrë udhëheqjen e PDK-së të shtunën në Konventen e mbajtur nga kjo parti.