Arbëri

Nga sot është hequr polica kufitare

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se nga sot, mërgata nuk ka nevojë të paguajë për policën kufitare.

Ai ka shkruar në Facebook se me marrëveshjen e arritur, me BQK dhe BKS, Qeveria mbulon çmimin e reduktuar për 35%.

“Nëse llogariten edhe kursimet e tarifave bankare, me këtë marrëveshje do të kursehen mbi 3 milionë euro. Mirëpo më e rëndësishmja është që ne do të angazhohemi edhe për një zgjidhje permanente të këtij problemi, e cila besoj që do të vie shumë shpejt”, ka shkruar ai.