Arbëri

Shtatë raste pozitive me COVID-19 në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se nga 3.138 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë me Covid-19 shtatë qytetarë.

Gjatë 24 orëve të fundit, sipas njoftimit të Ministrisë nuk ka asnjë humbje jete si pasojë e koronavirusit.

Aktualisht janë 56 pacientë aktivë me COVID19, ndërkaq në Spitalin Infektiv vetëm një pacient po merr trajtim spitalor të specializuar.

Ndërkohë, 7 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,009 që nga fillimi i epidemisë.