Arbëri

Me 40% të votave të numëruara: PS ka 77 deputetë, PD 39, LSI 20, PDIU 3 dhe PSD 1

Paria Socialiste vazhdon të kryesojë deri në numërimin e 2117 kutive, nga gjithsejtë 5362 kuti sa janë gjithsejtë, ose 40% për qind të kutive.

PS deri në këto momente të numërimit të votave ka marrë 51.84 % ose 299.433 vota, përkatësisht 77 deputetët, Partia Demokratike ka marrë 29.32 % ose 169.375 vota, që i bie 39 deputetë.

Partia e tretë renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me 90. 240 vota, ose 15.62 % të votave, përkatësisht 20 deputetë, dhe Partia Socialdemokrate si e katërta - një deputet.