Arbëri

Daka: KQZ i gatshëm për zgjedhjet lokale

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është i gatshëm të organizojë zgjedhjet lokale.

Kreyetarja e këtij insitucioni, Valdeta Daka,për ekonomiaonline ka thënë se koha që kanë në dispozicion do të jetë e mjaftueshme që KQZ-ja të përgatitet për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por për Dakën, këto zgjedhje janë më të komplikuara pasi sipas saj ato mund të përfundojnë me balotazhe.

“Duke pasur parasysh që për zgjedhjet e parakohshme parlamentare i kemi pasur vetëm 30 ditë ky katër muaj po na duket si pushim. Por zgjedhjet lokale janë më të komplikuara, sepse janë zgjedhjet për asamble e për kryetar komune dhe me siguri do të ketë balotazh. Pra dy fletëvotime është pak proces më i komplikuar, sigurisht kjo kohë optimale do të bënë që ne të përgatitemi për zgjedhjet e radhës”, ka thënë ndër të tjera Daka.

Rreth 6.2 milionë euro janë ndarë për organizimin e zgjedhjeve lokale që do të mbahen më 22 tetor të këtij viti.