Arbëri

Moti në Kosovë për ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këto ditë pritet të këtë rënie të temperaturave të nxehta, për rreth 3 apo 4 gradë në vlerat e maksimaleve. Sipas IHMK-së, i nxehti do të vazhdojnë të mbizotërojë vendin nga e marta, ku temperaturat minimale pritet të lëvizin mes 16-17 gradë Celsius, derisa ato maksimalet rreth 31-33 gradë.

Indeksi UV mbetet në vlerat e rrezikut dhe sipas këshillave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), nga ora 09:00 deri në 17:00 duhet të mos ketë kontakt direkt me rrezet e diellit.

“Edhe pse këto temperatura të larta të pa regjistruara ndonjëherë në qershor, janë shumë në dobi të shumë kulturave bujqësore e në veçanti të kulturës së grurit sepse tani vetëm se fillon faza e korrje shirjes të kësaj kulture me rëndësi jetësore”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare dhe mesatarisht e fortë në territore të izoluara.”