Arbëri

Numërohen mbi 30% të votave, PS 76 mandate

Procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri është duke vazhduar.

Deri tani janë numëruar 30 % e votave në të gjithë vendin, kur forcë e parë politike ka dalë PS me mbi 51.39%, njoftojnë medie shqiptare.

Nga 1745 kuti të numëruar nga 5362 sa janë gjithsej PD renditet e dyta me 28.53% të votave dhe LSI me 15.65% të votave. Rritje në shifra kanë shënuar PS dhe LSI.

Bazuar tek numërimi deri tanishëm, rezulton se projeksioni për ndarjen e mandateve është si më poshtë: PS - 76 mandate PD - 41 mandate LSI - 20 mandate PDIU - 2 mandate PSD - 1 mandat.