Arbëri

Pakënaqësi brenda PDK-së, nuk dihen kandidaturat për kryetar

Partia që për 21 vjet është udhëhequr nga dy liderë të pakontestuar, pritet për herë të parë t’i nënshtrohet një gare të hapur për kreun e saj në konventën që mbahet më 3 korrik. Deri tash të pakontestueshëm kanë qenë dy ish-liderët e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

 

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë vendim për mbajtjen e konventës për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë më 3 korrik. Por jo të gjithë anëtarët e Kryesisë së këtij subjekti janë pajtuar me këtë, disa prej të cilëve janë shfaqur të painformuar për përgatitjet rreth konventës. Sipas analistëve, detyra kryesore e kryetarit të ardhshëm është shkëputja e partisë prej atyre që e kanë kontrolluar atë qe 20 vjet

Partia që për 21 vjet është udhëhequr nga dy liderë të pakontestuar, pritet për herë të parë t’i nënshtrohet një gare të hapur për kreun e saj në konventën që mbahet më 3 korrik. Deri tash të pakontestueshëm kanë qenë dy ish-liderët e saj, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.

Pas vendimit të Kryesisë së Partisë që më 3 korrik të mbahet konventa për zgjedhjen e kryetarit të ri, ende nuk dihen kandidaturat, derisa ushtrues detyre vazhdon të jetë Enver Hoxhaj.