Arbëri

Sadiku: Rreth 180 prona të Kosovës mbahen jashtëligjshëm në shtetet e ish-Jugosllavisë

Muhamet Sadiku ka folur për pronat e Kosovës nëpër ish-Jugosllavi. Ai ka thënë se Kosova ka pasur përfaqësitë e veta edhe në Kroaci.

Lidhur me padinë e Kosovës ndaj Malit të Zi, ai ka thënë se Kosova në këtë moment ka mundur të iniciojë disa biseda me liderët e rajonit.

“Pala kosovare kishte insistuar të hapet edhe pakoja ekonomike e problemeve me Serbinë në dialog, por BE-ja nuk e kishte me nguti. Këto çështje kanë mbetur të ngrira. Tani na mbanë shpresa që grupi i Kosovës është duke i dimensionuar kërkesat e Kosovës në raport me pronat e Kosovës që padrejtësisht mbahen në Serbi”, ka thënë ai.

Sadiku thotë se rreth 180 prona të Kosovës mbahen paligjshëm në shtetet tjera të ish-Jugosllavisë.

Sipas tij, Serbia po vazhdon t’i anashkalojë kinse nuk ekzistojnë këto probleme, duke iu bishtnuar këtyre temave.

Ai ka thënë se zgjidhja definitive nuk mund të bëhet pa trajtimin e të gjitha aspekteve ekonomike me Serbinë.

“Serbia e mbanë tensionin e kinse për ruajtjen e pronave të kishave në Kosovë. Kjo është kamuflazhe e Serbisë. Unë besoj që BE-ja e ka kuptuar seriozitetin e çështjeve ekonomike dhe nuk mund të bëhet një marrëveshje gjithëpërfshirëse pa të. Janë disa pika të cilat Kosova nuk duhet t’i pranojë pa diskutim”, ka thënë ai.

Sadiku tutje ka shtuar se Kosova ka pasur subjektivitet në tregtinë e jashtme dhe sipas tij me një analizë më të gjerë mund të shihen të gjitha këto.

Ai ka thënë se gjatë 10 vjetëve të kaluara ka pasur probleme në ndarjen e pronave, duke shtuar se për një kohë të gjatë procesi ka qenë i bllokuar.

“Ajo pronë e Kosovës është privatizuar nga institucionet e Malit të Zi. Duhet vërshuar në gjykata por duhet të mendohet vendosja e një komunikimi bilateral. Kemi pasur edhe demarkacionin për të cilin kemi biseduar me Malin e Zi, njëjtë mund të bisedojmë edhe tash. Unë besoj që kjo do të merr kohë. Nëse arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë do të përfshihen edhe dëmet ekonomike. Pronat që Kosova i ka në Serbi janë shitur, janë tjetërsuar por Kosova duhet të insistojë që t’i kthejë ato prona. Unë besoj që me Slloveninë e Kroacinë nuk do të ketë probleme. Me Serbinë problemet janë të vështira”, ka shtuar ai.

 
Express - LIVE

Express - LIVE

Posted by Express-KTV on Tuesday, June 22, 2021