1 perditesime
15:02

Murati: Për projektin e mbulimit të policës kufitare do të shpenzohen deri në 6 milionë euro

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se gjatë mbledhjes së sotme janë marrë shumë vendime të rëndësishme.

Ai ka thënë se sa i përket ministrisë së Financave kishin dy pika me marrëveshje ndërkombëtare, që është mbështetja për 40 milionë euro për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla, duke përfshirë edhe marrëveshjet për mërgatën dhe ndarjen e 100 mijë eurove për Komunën e Preshevës.

“Derisa për bashkatdhetarët që kanë ardhur në numër të madh e do të vijnë për mbulimin e policës kufitare”, ka thënë ai.

Murati ka thënë se projekti i policës kufitare përfshinë 5 deri në 6 milionë euro.

Ndërkaq ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se ajo çfarë ka ngecur është licencimi i arkitektëve dhe inxhinierëve.

“Patëm projektligjin për strukturën e pagesave të ujit, atë për shitjen e banesave. Dy projektligje të tjera të rëndësishme që janë esenciale për fushën e planifikimit, Projektligji për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor e atë të odave të arkitektëve.

14:21

Diasporës sivjet s’do t’i duhet të paguajë sigurim kufitar

Qeveria e Kosovës të martën ka vendosur që të bëje mbulimin nga 1 korriku të obligimeve të Parimit të sigurimit kufitar për të gjithë bashkatdhetarët dhe shtetasit e huaj që janë subjekt i policës kufitare dhe vijnë në Kosovë deri në fund të këtij viti.

Derisa ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë në mbledhjen e Qeverisë se duhet të gjendet një zgjidhje për kartonin e gjelbër për mërgimtarët.

E ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, ka falënderuar kabinetin duke thënë se mërgimtarët e kanë pritur këtë vendim qe një kohë të gjatë.