Arbëri

Deputeti i VV-së: Disa udhëheqës të RTK-së duhet të shkojnë në burg

Valon Ramadani - RTK

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, ka thënë se për disa udhëheqës të Radio Televizionit të Kosovës shkarkimi është i pamjaftueshëm. Sipas tij, ata duhet të shkojnë në burg.

Të martën, Komisioni Parlamentar për Media votoi rekomandoi shkarkimin e Bordit të RTK-së. Pjesë e këtij komisioni është edhe Ramadani, i cili pas rekomandimit që shkoi në Kuvend, ka vazhduar me akuza ndaj krerëve të televizionit publik.

Sipas Ramadanit, me RTK-në duhet të merret edhe Prokuroria e shtetit.

“Bordi i RTK-së do të shkarkohet, por ky duhet të jetë vetëm fillimi. Aq shumë keqpërdorime e abuzime ka pasur aty, saqë shkarkimi është pak. Megjithatë, ky shkarkim është i nevojshëm për t'i hapur rrugë komisionit hetimor dhe Prokurorisë për hetime të thella. Disa udhëheqës aty nuk duhet vetëm të largohen nga puna, por edhe të shkojnë në burg! RTK-ja do të reformohet, dhe siç kemi thënë edhe më parë, ajo fillimisht duhet të çlirohet!” ka shkruar ai në Facebook.