Arbëri

SHSKUK: 65 pacientë po trajtohen në klinikat dhe spitalet COVID

Descriptive Text

65 pacientë janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe dy klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bazuar nga raportimet që kanë bërë këto njësi, në trajtim janë 65 pacientë, 25 nga ta të konfirmuar si COVID-19 pozitivë, 43 me oksigjeno-terapi dhe 3 në gjendje të rënduar shëndetësore.

Në QKUK janë të shtrirë 43 pacientë, 12 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 3 në gjendje të rënduar dhe 31 me oksigjeno-terapi, 1 në gjendje të rënduar.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave: Klinika Infektive, 12 pacientë dhe Klinika e Pulmologjisë, 31 pacientë,

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 22 pacientë: 2 në gjendje të rënduar, 13 të konfirmuar pozitivë dhe 12 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme: Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 6 pacientë, Spitali i Gjilanit, 2 pacientë, Spitali i Ferizajt, 0 pacientë, Spitali i Mitrovicës, 6 pacientë dhe Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë.