Arbëri

Albana Luta zgjidhet kryesuese e Komisionit Shqyrtues të Autoritetit Rregullator të Ujit

Albana Luta është zgjedhur kryesuese e Komisionit shqyrtues të Autoritetit Rregullativ të Ujit.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar për dy kandidatë, Lutën dhe Arsim Rashitin.

Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, i rekomandoi Kuvendit që votimi për këta të dy të bëhet në mënyrë të fshehtë.

Luta ka marrë 70 vota, ndërsa Rashiti 12.