Arbëri

Kosnett nga veriu: Kosovarët do të arrijnë paqen duke punuar bashkë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett, nëpërmjet një postimi nga vizita e tij në Mitrovicën e Veriut, ka thënë se qytetarët e Kosovës do të arrijnë paqen vetëm duke punuar bashkërisht në zgjidhjen e problemeve.

“Vizitë e mirë e produktive në Mitrovicën e Veriut dje për diskutime me liderë politikë, shoqërinë civile e median e pavarur. Kosovarët do të arrijnë paqen që u duhet, drejtësinë që e meritojn dhe prosperitetin duke punuar bashkërisht në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”, ka thënë ai në Twitter.

Në fotografitë e postuara nga Kosnett, shihet se ai është takuar edhe me përfaqësues të Listës Serbe.