Arbëri

Mot kryesisht i qetë në dy ditët e ardhshme

Në dy ditët e ardhshme në Kosovë do të mbajë mot kryesisht i qetë, me diell dhe vranësira të cilat më të theksuara mbeten përgjatë reliefit malor.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës temperaturat minimale do të sillen mes 9-11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet mes 25-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit.