Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, derisa ato maksimalet pritet të shkojnë ndërmjet 19-31 gradë.
Sipas IHMK-së, kushtet biometeorologjike dhe agrometeorologjike do të jenë të mira për shkak të reshjeve të fundit dhe prezencës së elementeve aktive meteorologjike.
“Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
-
15 qershor 2021 10:05
-
Shpërndaje në: