Arbëri

PSD-ja thotë se ka mbledhur mbi 10.000 nënshkrime për faljen e gjobave

Descriptive Text

Partia Socialdemokrate e Kosovës e cila kishte nisur mbledhje të nënshkrimeve për faljen e gjobave gjatë pandemisë thotë se i ka mbledhur mbi 10.000 nënshkrime.

Përmes një komunikate për media, PSD-ja ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave, projektligjin të cilin e ka përpiluar do t’ia dorëzojë Kuvendit.

Ky është projektligji për faljen e gjobave të pandemisë. Projektligji mori mbështetjen e 10 128 qytetarëve përmes peticionit. Gjatë kësaj jave i njëjti do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend.

“Ky është projektligji për faljen e gjobave të pandemisë. Projektligji mori mbështetjen e 10 128 qytetarëve përmes peticionit. Gjatë kësaj jave i njëjti do të dorëzohet zyrtarisht në Kuvend. Faleminderit secilit që ka nënshkruar! Faleminderit secilit që ka ndihmuar”, thuhet në njoftim.

Projektligji: Dokument