Arbëri

Vdes një 40-vjeçar nga Kosova në plazhin e Velipojës

Në orët e mesditës të së shtunës një 40-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën në plazhin e Velipojës. Pushuesit e pranishëm i kanë dhënë ndihmën e parë 40-vjeçarit por ka qenë e pamundur për ta shpëtuar.

Sipas Balkanweb, në plazhin e Velipojes ende mungojnë në disa subjektë rojet bregdetare ndërsa edhe ambulanca ka vonuar për të shkuar në vendngjarje.

Në plazhin e Velipojës edhe pse ka një numër të lartë turistësh ende nuk është hapur qendra shëndetësore dhe ende nuk ka një ambulancë që qëndron në gatishmëri për çdo rast emergjent shëndetësor.