Arbëri

Mbi 82 mijë vaksinime kundër COVID-19 të kryera në Kosovë, vetëm sot rreth 1.750

(Ekonomia Online) - Menaxheri i Qendrës së vaksinimi në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi në një konferencë për medie ka bërë të ditur se në gjithë vendin janë vaksinuar 1.750 persona vetëm gjatë së hënës, raporton Ekonomia Online.

Kurse në nivel vendi 82.700 persona janë vaksinuar që nga muaji mars.

“Aktualisht në sallën ‘1 Tetori’ deri në këto qaste janë 370 persona të vaksinuar ndërsa në nivel vendi aktualisht kemi mbi 1.750 të vaksinuar. Ndërsa totali nga dita e parë e deri në këto qaste kemi 82.700 persona me dozën e parë dhe të dytë të vaksinës. Në sallën 1 ‘Tetori’ kemi persona që janë duke u vaksinuar me dozë të parë dhe personeli shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës tashmë po e marrin dozën e dytë”.

Gjatë 24 orëve të fundit nga 2 074 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv, janë shëruar 146 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104 054.Kurse në total numri i rasteve aktive është 1198.