Arbëri

Tony Blair e këshillon regjimin që dikur e bombardoi

“Tony Blair po paguhet për ta këshilluar regjimin serb të presidentit Aleksandar Vuçiq nëpërmjet kryeministres së tij të ashtuquajtur ‘kukull’, derisa Cherie Blair po e përfaqëson regjimin në një rast të madh legal kundër pronarit të kanalit të fundit televiziv në vend - pavarësisht shqetësimit ndërkombëtar në ngritje se vendi po rrëshqet drejt një shteti mafioz”, shkruan Sweeney në hyrje të shkrimit të gjatë të botuar në uebfaqen e “Bylines Times”. Teksa kujton se si Blairi kishte mbështetur bombardimin e caqeve serbe për shkak të krimeve të luftës në Kosovë

John Sweeney ka zbuluar në një shkrim ekskluziv në “Byline Times” se si ish-kryeministri britanik po e këshillon regjimin serb, që dikur e kishte bombarduar, dhe gruaja e tij e përfaqëson regjimin e Aleksandar Vuqiçit në një proces gjyqësor kundër kanalit të fundit të pavarur televiziv në Serbi.

“Tonmy Blair po paguhet për ta këshilluar regjimin serb të presidentit Aleksandar Vuçiq nëpërmjet kryeministres së tij të ashtuquajtur ‘kukull’, derisa Cherie Blair po e përfaqëson regjimin në një rast të madh legal kundër pronarit të kanalit të fundit televiziv në vend - pavarësisht shqetësimit ndërkombëtar në ngritje se vendi po rrëshqet drejt një shteti mafioz”, shkruan Sweeney në hyrje të shkrimit të gjatë të botuar në uebfaqen e “Bylines Times”.

Image

Dje armiq, sot miq

Në shkrim bëhet e ditur se shumëkush e konsideron si të pazakonshme këtë “aleancë”, duke pasur parasysh historinë jo fort të largët të kohës kur Blairi ishte në krye të Qeverisë britanike që ishte mbështetëse e fuqishme e SHBA-së gjatë bombardimit të ish-Jugosllavisë nga aeroplanët e NATO-s në vitin 1999, për shkak të masakrave që Slobodan Milosheviqi po kryente kundër shqiptarëve të Kosovës.

“Qeveria laburiste e Tony Blairit bombardoi Beogradin më 1999 pasi Vuçiqi – atëherë ministër informacioni i Slobodan Milosheviqit – përdori zyrën e tij për të krijuar propagandë helmuese kundër kundërshtarëve të Serbisë, kryesisht myslimanë në Kosovë. Pas luftës, Vuçiqi botoi një libër të kriminelit të luftës, Vojislav Sheshel, ‘Engleski Pederski Isprdak Tony Blair’ – apo ‘Homoseksuali i pjerdhur anglez Tony Blair’”, kujton Sweeney.

“Tani, presidenti dhe Shtëpia e Blairit po luajnë familjet e lumtura – një përmbytje mahnitëse e ngjarjeve që mbase mund të shpjegohet vetëm prej Qeverisë së Serbisë që po paguan me dollarë”.

Në vitin 2016, Blairi kishte bërë të ditur se “Instituti Tony Blair for Global Change” do të hiqte dorë nga fitimi i parave nga këshillimi i fuqive të huaja që të përqendronte tetëdhjetë për qind të kohës në punë “joprofitabile”. Por Blairi shtonte: “Do të rikthej një hise të vogël të konsultimeve për të hyra të mia”, kujton “Byline Times” deklaratën e ish-kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar.

Konfirmimi zyrtar

Instituti i tij ka konfirmuar për “Byline Times” se “puna që ne bëjmë me kryeministren (e Serbisë) – që është në linjë me punën e organizatave tjera ndërkombëtare – lidhet kryesisht me programin e reformave dhe me digjitalizimin e shërbimeve publike të vendit. Ky është fokusi i vetëm i ekipit në vend”.

Instituti ka konfirmuar se ish-kryeministri Blair është përfshirë në punë këshillimore për Qeverinë e Beogradit.

Kryeministre e Serbisë është Ana Brnabiq, gruaja e parë dhe homoseksualja e parë që ka këtë pozitë të lartë ekzekutive. Por figurat opozitare në Serbi thonë se ajo është vetëm kukull e presidentit Vuçiq. “Byline Times” kujton se si ka reaguar Vuçiqi kur është sfiduar për rolin e saj: “Gruaja ka trurin e saj. Ajo po kryen punën e saj dhe dëshiron të bashkëpunojë me mua dhe me këdo në Qeveri”.

“Instituti Tony Blair” ka njoftuar gjithashtu se po “punon me qeveritë anembanë botës, përfshirë Serbinë, ku stafi ynë mbështet zbatimin strategjik të reformave modernizuese në mbarë vendin”.

Por kritikët vlerësojnë se ka pak dëshmi të reformave modernizuese në kryeqytetin serb. “Nën presidentin Vuçiq dhe Partinë e tij Përparimtare Serbe(SNS), liria e mediave është ngufatur prej një loje subtile që favorizon media të mbështetura nga shteti dhe shtrëngimi i tregjeve për platformat e pavarura, kombinuar me besnikë josubtilë që kërcënojnë zërat kritikë me presion dhe dhunë”, shkruan Sweeney.

Dora e zgjatur e mafisë

“Mafia asnjëherë nuk është dukur e largët nga regjimi i Vuçiqit”, shkruan “Byline Times”.

“Një histori e habitshme që sugjeron lidhje të ngushta midis bandës dhe Qeverisë në Beograd u shfaq më 2019, kur policia e shkatërroi “Jovanjicën”, ferma më e madhe e marihuanës në Evropë, duke kapur katër tonë drogë”.

“Byline Times” shkruan se u kuptua se zëvendëskryeministri i Vuçiqit dhe njëherësh ministri i Brendshëm, Nebojsa Stefanoviq, ishte "një vizitor i shpeshtë në ‘Jovanjica'" dhe nuk ishte mburrë "me kapjen e madhe të drogës". Stefanoviq më parë ishte filmuar duke vizituar pjesën e të korrave organike të fermës, me sa duket i pavetëdijshëm për plantacionin masiv të drogës, shkruan gazetari Sweeney. “Në një proces gjyqësor po sillen prova se oficerë të lartë të policisë dhe zyrtarë të sigurisë ishin të afërt me pronarin e fermës”.

Vetëm një kanal televiziv kabllor ka guxuar të hetojë lidhjet e errëta midis mafisë së Serbisë dhe regjimit të Vuçiqit: N1. Gazetarja e kanalit për skandalin e fermës së marihuanës, Jelena Zoriq, gjeti në pragun e saj një kërcënim me vdekje: "Kjo do të zgjasë derisa të përfundojë. Nuk mund të shmangesh ".

“Një skandal i dytë është se si predhat e mortajave të prodhuara nga Serbia nga fabrika e armëve në pronësi të shtetit përfunduan në duart e ‘Shtetit Islamik’ në Jemen”.