Arbëri

Mbi 300,000 qytetarë të Shqipërisë kanë marrë të dy dozat e vaksinës

Descriptive Text

Më shumë se 300,000 qytetarë të Shqipërisë tashmë i kanë marrë të dy dozat e vaksinës kundër koronavirusit.

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu ka bërë të ditur se janë kryer mbi 790,00 vaksinime anti-COVID në të gjithë territorin e Shqipërisë.

“Në qendrat e vaksinimit të përqendruar dhe në qendrat shëndetësore afër vendbanimit, vijon pa u ndalur programi kombëtar i vaksinimit. Mbi 300 mijë qytetarë tashmë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës, teksa janë kryer mbi 790 mijë vaksinime anticovid në të gjithë vendin”, ka shkruar Manastirliu në llogarinë e saj në Facebook.

Në Shqipëri deri më tani kanë arritur 899,550 doza të vaksinave kundër COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka thënë se synimi i Qeverisë së tij është që të arrijë 1 milion vaksinime brenda muajit qershor.