Arbëri

SHSKUK: Nga 136 pacientë të shtrirë, 96 po trajtohen me oksigjenoterapi

Sipas raportit ditor të SHSKUK-së 136 pacientë po vazhdojnë të trajtohen nga Covid 19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme .

58 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 2 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 96 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 88 pacientë, 1 pacientë janë në gjendje të rënduar, 28 janë të konfirmuar me Sars Cov-2 dhe 71 janë me oksigjeno-terapi.

Në Klinikën Infektive po trajtohen 25 pacientë, 1 është në gjendje të rëndë, ndërsa Klinika e Pulmologjisë ka 63 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 48 pacientë, ku 30 janë të konfirmuar me Covid 19 ndërsa 25 me oksigjeno-terapi, e 1 në gjendje të rëndë.