Arbëri

SHBA-ja i quan konstruktive takimet e Palmerit me krerët institucionalë të Kosovës

Ambasada e SHBA-së në Kosovë i ka quajtur konstruktive takimet që sot ka pasur zv.ndihmës Sekretari i shtetit, Matthew Palmer, me krerët institucional të Kosovës.

Palmer, së bashku me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, takoi sot presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe liderë të partive politike.

“Dita 1: Zëvendësndihmës Sekretari Matthew Palmer zhvilloi takime konstruktive me Përfaqësuesin Special të BE-së, Miroslav Lajcak, presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti, zëvendës kryeministrin Besnik Bislimi dhe ministren e Punëve të Jashtme Donika Gervalla-Schwarz”, ka shkruar Ambasada amerikane në Facebook.

Palmer e Lajçak do të vazhdojnë vizitën në Kosovë edhe nesër, me ç’rast do të mbajnë edhe një konferencë për media, në orën 10:45.