Arbëri

Testi i parë për regjistrimin e popullsisë mbahet në qershor

Descriptive Text

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) do të fillojë punën në terren për Testin e parë për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë i cili do të mbahet gjatë muajit qershor.

Qëllimi kryesor i këtij testi është që të testohen dy aktivitete/instrumente të rëndësishme për Regjistrimin e Popullsisë: implementimi i hartave digjitale në tablet dhe kodifikimi elektronik i NACE, ISCED dhe ICSO.

Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i testimit paraprak të proceseve organizative dhe zbatuese.

Trajnimet me regjistrues për testin 1 janë kryer nga data 17-21 maj 2021, derisa listimi në terren është kryer nga 24-28 maj.