Arbëri

EULEX-i ndihmoi në shpëtimin e serbit të zhdukur në veri

Shefi i EULEX-i në Kosovë ka lavdëruar punën e njësisë së Specializuar të Policisë së EULEX pasi ata shpëtuan një person në veri të Mitrovicës i cili ka disa ditë që ishte raportuar si i zhdukur.

“Krenarë për atë se si pjesëtarët e Njësisë së Specializuar të Policisë (NJSP) së #EULEX-it nga Polonia, ndërsa ishin duke patrulluar dje, ndihmuan ta shpëtojnë një person i cili ishte zhdukur para disa ditësh pasi kishte hyrë në Kosovë me motoçikletë. Urojmë që ai të shërohet nga lëndimet e rënda" ka shkruar Lars-Gunnar Wigemark në Twiterr.

Ivan Millosheviq nga Beogradi i cili ishte raportuar si i zhdukur, u gjet dje pas një aksidenti që kishte pasur me një motocikletë në Mitrovicën e Veriut.