Arbëri

Mot i ndryshueshëm gjatë javës së ardhshme në Kosovë

Descriptive Text

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme në vendin tonë do të mbretërojë mot i ndryshueshëm.

Moti do të përcillet kryesisht me shi dhe intervale me diell. Shi parashihet të bie ditën e hënë dhe të marte, për të vazhduar sërish të premten.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-25 gradë Celsius.