Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se të dielën parashihet të mbajë mot kryesisht i vranët, por që në vende të kufizuara do të ketë intervale të shkurta me diell.

Sipas Institutit, vranësirat gjatë ditës, kryesisht pasdite, priten të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-18 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.