Arbëri

SHSKUK-ja bën thirrje të respektohen masat

Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka arsyetuar situatën e krijuar këtë të enjte para ambulancave specialistike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga SHSKUK tollovit e krijuara kanë ardhur si  pasojë e mos respektimit të termineve për kontrolla mjekësore.

“SHSKUK ka angazhuar staf shtesë shëndetësor dhe administrativ për të mbuluar të gjitha kërkesat, prandaj asnjë qytetar nuk do të privohet nga e drejta për të marrë shërbimet e nevojshme mjekësore-ambulantore” është thënë në njoftimin e SHSKUK-së.

Pavarësisht zvogëlimit të numrit të rasteve me COVID-19, me qëllim të shmangies së situatave të tilla dhe mundësisë së përhapjes së infeksionit, SHSKUK ka ftuar të gjithë qytetarët që të respektojnë terminet për kontrolle mjekësore dhe masat anti covid.

“Ju lutemi, vendoseni maskën dhe mbajeni distancën!” është thënë në fund të këtij njoftimi.