Arbëri

Të premten mbahet Testi i Arritshmërisë

 

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka njoftuar se Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasave të 9-ta do të mbahet të premten, më 28 maj.

“Në koordinim me drejtoritë komunale të arsimit dhe me shkollat, MASHT-i ka realizuar të gjitha përgatitjet e duhura për organizimin e këtij testi. Ministria e Arsimit është e vendosur dhe e përkushtuar për organizimin dhe zhvillimin e një procesi të mirëfilltë e të besueshëm, ndërsa ndaj të gjithë personave të angazhuar në proces, të cilët nuk i realizojnë detyrat e caktuara me kompetencë dhe profesionalizëm të lartë, do të kërkohet përgjegjësi. Organizimi i testit do të realizohet sipas kërkesave dhe standardeve më të larta, duke garantuar testim cilësor dhe të besueshëm”, thuhet nga MASHTI.

MASHTI ka njoftuar se për shkak të pandemisë, duhet të realizohet testi me nga një nxënës në një bankë dhe në çdo klasë të lejohen vetëm 15 nxënës.

Rezultati i Testit të Arritshmërisë pritet të shpallet më 7 qershor.