Arbëri

179 pacientë po trajtohen nga Covid 19, 135 me oksigjeno-terapi

179 pacientë po vazhdojnë të trajtohen nga COVID-19 në QKUK dhe spitale rajonale.

Sipas raportit 24 orës të punës të SHSKUK 78 pacientë janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 135 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Klinika e Pulomologjisë vazhdon të ketë numrin më të lartë të pacientëve me 70 pacientë të shtrirë, e pasuar nga Klinika Infektive me 29 pacientë. Në Mjekimin Intensiv po trajtohen 3 pacientë dhe 1 në Repartin Intenziv të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë ka 4 pacientë dhe ajo Gjinekologjisë, 3 pacientë.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 70 pacientë: 40 të konfirmuar pozitivë dhe 51 me oksigjeno-terapi e 1 në gjendje të rëndë. Spitali i Pejës ka 24 pacientë, ai i Prizrei 9 pacientë, Gjakovës 12 pacientë, Gjilanit 12 pacientë, Ferizajt 5 pacientë Mitrovicës 5 pacientë dhe Vushtrrisë, 3 pacientë.