Arbëri

Mbi 58 mijë të vaksinuar deri më sot në Kosovë

Descriptive Text

Në sallën “1 Tetori”, në Prishtinë ka vazhduar vaksinimi i personave mbi moshën 65 vjeç dhe marrja e dozës së dytë për personelin shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës.

Koordinatori i Qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi në një konferencë për medie tha se numri total i të vaksinuar ka shkuar në mbi 58 mijë, përderisa në këtë qendër janë vaksinuar deri në orën 12:00, 140 persona.

“Siç po e shihni edhe sot po vazhdon vaksinimi i popullatës nga grup mosha mbi 65 vjeç e mbi dhe paralelisht edhe për personelin shëndetësor që kanë marrë dozën e parë në Kukës. Aktualisht sa flasim janë vaksinuar mbi 500 të vaksinuar, ndërsa ne nivel vendi mbi 58 mijë persona të vaksinuar. Në sallën ‘1 Tetori’ aktualisht janë vaksinuar mbi 140 persona dhe janë duke pritur secili për kohën e vet” ka bërë të ditur Bardhi. /EO