Arbëri

Shpigel: Ballkani i harruar nga BE, ndërsa Kosova...

Descriptive Text

E përjavshmja gjermane, Shpigel, ka bërë një prezantim panoramik për situatën në Ballkanin Perëndimor, me një vështrim të veçantë për Kosovën, Maqedoninë dhe Bosnjë e Hercegovinën.

Me titullin “Thjeshtri i kontinentit”, ‘Shpigel’ shkruan se Bashkimi Europian po humb simpatinë ndër banorët e “hapësirës në mes Bosnjës e Maqedonisë”, transmeton Koha.net.

“Në Ballkan, rajon historikisht krizash në Europë, kontinentit i kërcënohet rreziku i sigurisë. Fuqia tërheqëse e BE-së po bie, retorika e dikurshme nacionaliste po kthehet,” shkruan kjo gazetë.

Autorët theksojnë se Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Shqipërisë në samitin e Selanikut më 2003 iu ishte premtuar e ardhmja në Basghkimin Europian, dhe se atëherë në Ballkan zotëronte atmosfera e optimizmit.

këto vende tani janë të dëshpëruara, meqë Bashkimi Europian kryesisht po merret me vetveten, me krizën e euros, rrezikun nga “populistët” dhe “brexitin”. Tundimi i Perëndimit u ka shërbyer të tjerëve që tash po realizojnë ndikimin e vet në Ballkan, e këta në radhë të parë janë Rusia dhe Turqia, si dhe “financuesve të rinj nga Gjiri Persik.

“Ata q n vern e hershme t vitit 2017 udhtojn npr Kosov dhe tutje – Maqedoni, republikn m jugore t ish-Jugosllavis, si dhe n Bosnj e Hercwegovin, udhtojnë npr nj rajon gati t harruar – paradhom t Europs s bashkuar. Atje jetojn njerz t cilt dalngadalë po e humbin durimin. Pasoj jan emigrimi, islamizimi, nacionalizmi, konfliktet n Shkup dhe tiradat shqiptarodha t Prishtins dhe Tirans, t gjitha kto tregojn se sa sht e acaruar situata.

Mëkati ndërkombëtar i Perëndimit

Pjesën për Kosovën ky artikull e nis me tregimin për “njeriun i cili dëshiron të bëhet shef i Qeverisë së Kosovës” – Ramush Haradinajn, i cili ishte i “akuzuar për krime kundër njerëzimit për 37 raste, ndër të tjera edhe për vrasje e tortura”.

“Akuzat u referohen viteve të nëntëdhjeta, kur ai ishte komandant i UÇK-së. Gjykata atë e liroi, pasi” – siç shkruan kjo gazetë – “dëshmitarët në momentin e fundit hoqën dorë nga dëshmimi, ose vdiqën papritmas. Në një raport të policisë së KB veterani i UÇK-së akuzohet për tregti me kokainë”.

“Shërbimi informativ gjerman më 2005, në një analizë madje e përshkruan si shef të grupit që merret me spektrin e përgjithshëm të aktiviteteve kriminale. Megjithëkëtë, Haradinaj javë më parë ia ka dalë me mjeshtëri të korrë fitore në zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Tridhjetë e katër për qind e votave tani i japin të drejtën të kërkojë për vete partnerë për formimin e qeverisë”, transmeton Koha.net shkrimin e ‘Shpigelit’.

Duke shkruar gjerësisht jo vetëm për Ramush Haradinajn, por edhe për presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, i cili “në vitet e nëntëdhjeta ishte njëri nga themeluesit dhe komandantët e Ushtrisë paraushtarake Çlirimate të UÇK-së, gazeta rikujton se edhe “Thaçi kërcënohet të dalë para Tribunalit të Hagës për shkak të krimeve të rënda të luftës”. Duke bërë fjalë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës, autorët përshkruajnë një situatë të rëndë ekonomike dhe papunësi të madhe, si dhe forcimin e islamizmit.

“Perëndimi aktualisht nuke di çfarë të bëjë me Kosovën. NATO më 1999 me sulme ajrore i dha fund terrorit të regjimit të Millosheviqit mbi popullsinë shumicë shqiptare. Vetëm deri në vititn 2008 Kosova i ka kushtuar bashkësisë botërore 33 miliardë euro. Ky shpenzim sqaron pse as Uashingtoni, as Berlini shpalljen e pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt të vitit 2008, nuk e shohin ashtu siç është në fakt – mëkat juridik ndërkombëtar në historinë e Europës së pasluftës. Presidenti rus, Vlladimir Putin, thirret në Kosovën kur dëshiron të arsyetojë aneksimin e Krimesë, ose të Abhazisë mbretërisë së tij”, shkruan ‘Shpigeli”.

Në këtë artikull përmendet edhe çështja e serbëve të Kosovës dhe rasti i qytetit të ndarë të Mitrovicës.

Shkurtimisht përmendet edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili “tani ka lënë fare pak hapësirë për dyshime nëse është i gatshëm që për perspektivën e hyrjes së vendit të tij në BE sakrifikon atdheun e serbëve të Kosovës”.