Arbëri

Sot mot me diell në Kosovë

Descriptive Text

Sot do të mbajë mot me diell në Kosovë. Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të jenë 21-30 gradë Celsius.

Nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njoftojnë se nga dita e mërkurë do të ketë ndryshim të motit dhe do të ketë reshje shiu e shkarkime rrufesh.

“Java fillon me mot relativisht të qetë, me diell dhe temperatura tipike pranverore. Nga dita e mërkurë pritet ndryshim i motit i përcjellë me vranësira të dendura me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi dhe verilindja me shpejtësi 1-11m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK.