Arbëri

Vazhdon vaksinimi në Kosovë edhe sot

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë deri në orën 12:00 janë vaksinuar 150 persona të moshës mbi 65-vjeçare.

Vaksinimi po vazhdon edhe në qytet e tjera të Kosovës në Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë më 14 maj për vaksinim në lokacionet e tjera.

“Në nivel të vendit deri tani kemi 300 të vaksinuar”, ka deklaruar Niman Bardhi, menaxher i Qendrës së Vaksinimit “1 Tetori” në konferencën për media.

Prej fillimit të vaksinimit në fund të marsit e deri më tani kemi më shumë se 55 mijë të vaksinuar në Kosovë, ka shtuar Bardhi.

Përveç personave mbi moshën 65-vjeçare, po vaksinohen edhe personeli shëndetësor.

Ky proces po ndihmohet nga platforma e-Kosova, ku qytetarëve të regjistruar iu përcaktohet termini në mënyrë që të evitohet tubimi në qendrat e vaksinimit.