Arbëri

BE-ja për abuzimet seksuale: Mbroni vajzat

Descriptive Text

Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka dënuar rastet e fundit të abuzimit seksual të vajzave në Shqipëri.

“Nuk ka asnjë justifikim për përdhunimin ose ndonjë formë të abuzimit seksual. JO do të thotë JO. Mbroni vajzat në Shqipëri! Drejtësia, policia, shërbimet sociale dhe të gjitha institucionet duhet të veprojnë kundër kësaj dhune të tmerrshme. Përdhunimi është një krim dhe indiferenca vret” është thënë në deklaratën e këtij delegacioni.

Reagimi i delegacionit të BE-së vjen vetëm disa pasi në Shqipëri u raportuar se si një 15 vjeçare u dhunua nga një grup i 5 personave.

Ditëve të fundit në Kosovë gjithashtu janë raportuar disa raste të dhunimeve.