Arbëri

Mot i vranët sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë së premtes dhe së shtunës do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, derisa ato maksimalet parashihen të jenë ndërmjet 18-24 gradë.

“Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-11 m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.

Ndërkohë, dita e enjte u shoqërua me mot jostabil, të vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat minimale ishin ndërmjet 5-8 gradë ndërsa ato maksimalet 16-17 gradë.