Arbëri

Betohen anëtarët e rinj të KQZ-së

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, sot kanë dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Zyra e Presidentes Vjosa Osmani përmes një njoftimi ka bërë të ditur se anëtarët që kanë dhënë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.