Arbëri

Rukiqi: Çmimi i vajrave ushqimore stabilizohet në pjesën e dytë të këtij viti

 

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se rritja e çmimit të vajit ushqimor është pasojë e çekuilibrave në tregun global.

Rukiqi ka thënë përmes një statusi në Facebook se Banka Botërore ka paralajmëruar në fillim të këtij viti se do të ketë rritje të çmimeve të këtij produkti në nivel global.