Arbëri

Katër të vdekur dhe 30 të infektuar në 24 orët e fundit në Shqipëri

Katër persona kanë vdekur dhe 30 raste të reja të infektimit me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Siç bëhet e ditur nga Ministria e Shëndetësisë, në 24 orët e fundit janë shëruar 952 qytetarë duke çuar numrin e të shëruarve në 118.041 që nga fillimi i pandemisë.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 99 pacientë, gjashtë janë në terapi intensive dhe katër janë të intubuar.