Arbëri

Dy të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Dy persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit, derisa nga 2.183 testime, 47 kanë rezultuar pozitivë.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 1 rast (74 vjeç), Rahovec 1 rast (53 vjeç).

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se janë shëruar 202 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 97.877, ndërsa numri total i të infektuarve është 106.489 dhe i të vdekurve 2.210.