Arbëri

Mbi 28 mijë të vaksinuar deri tani në Kosovë

Është duke vijuar dita e gjashtë e procesit të vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, ku deri tani janë vaksinuar rreth 3.700 persona, ndërsa në total në Kosovë janë vaksinuar mbi 28 mijë persona.

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi, ka thënë se sot deri tani janë vaksinuar 120 persona, ndërsa aktualisht janë dy ekipe mjekësore që po kryejnë vaksinimin.

“Pjesa e personelit është prezent por jo në numrin që kemi pritur. Interesimi është i madh i grupmoshave mbi 70-vjeç për t’u vaksinuar, aktualisht ky kontingjent ka qenë në plan që të vaksinohet shërbimi mjekësor”, ka thënë ai.

Procesi i vaksinimit me vaksinën e AstraZenecas ka përfunduar dhe po vazhdon ai i vaksinës Pfizer.