Arbëri

Kosova e Kroacia të përkushtuara për thellimin e marrëdhënieve

Descriptive Text

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mandatari për kryeministri nga koalicioni PAN (PDK-AAK-Nisma), ka takuar ambasadoren kroate në Prishtinë, Marija Kapitanoviq, me të cilën ka bashkëbiseduar për procesin eurointegrues të Kosovës dhe marrëdhëniet kroato-kosovare.

“Sot takova ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviq, me të cilën bashkëbiseduam për procesin e zgjedhjeve dhe nevojën e krijimit të institucioneve të reja. Falënderova ambasadoren kroate për mbështetjen që shteti kroat vazhdon t’i japë Kosovës në procesin e integrimeve euro-atlantike si dhe përkushtimin tonë të përbashkët që marrëdhëniet tona të thellohen edhe më shumë në të gjitha fushat”, , transmeton RTK postimin e Ramush Haradinajt në Facebook.