Arbëri

Rifillojnë gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës në Kizhevak

Descriptive Text

Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kizhevak të Rashkës në Serbi, kanë rifilluar gërmimet për mbetjet mortore të viktimave të luftës së viteve 1998-99 në Kosovë.

“Përfaqësuesit e delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, kanë qëndruar në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve. Pjesë e gërmimeve janë ekspertët mjekoligjorë nga Kosova, në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur. Në ditën e parë të gërmimeve është kryer dekonzervimi i terrenit, ndërsa nesër do të fillohet me tërheqjen e eshtrave”, thuhet në njoftimin e zyrës së Kryeministrisë.

Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, do të vazhdojnë në këtë lokacion së paku për dy javë rresht.

“Do të punohet gjashtë ditë në javë, ndërsa të dielën do të bëhet ndërrimi i ekipeve. Ekspertët mjekoligjorë të Republikës së Kosovës, do të vazhdojnë të jenë në lokacionin e varrezës masive deri në përfundim të procesit”, përfundon njoftimi.