Arbëri

Presidenti i KE-së i premton Osmanit mbështetje për avancimin e marrëdhënieve BE-Kosovë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, i ka premtuar presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, mbështetje për avancimin e marrëdhënieve mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

Michel e ka uruar Osmanin për detyrën si presidente.

“Në letrën e tij, Presidenti Michel ka theksuar se është në interes të KE-së që ta shoh Kosovën duke përparuar në rrugën e saj evropiane. Ai ka premtuar mbështetje për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet BE-së dhe Kosovës”, thuhet në komunikatën nga Zyra e Presidencës.

Michel ka përmendur se BE-ja ka dyfishuar mbështetjen për rimëkëmbjen ekonomike, integrimin e Ballkanit Perëndimor e posaçërisht luftimin e pandemisë Covid-19 nëpërmjet Planit Ekonomik dhe Investues për këtë rajon të miratuar në tetorin e 2020-s, njoftohet tutje.